Ish-kreu i OEK’ut: Për pako të tilla s’na duhet kryeministri e Qeveria, mjafton arkëtari e zyrtari i Thesarit

Aktuale

Ish-kreu i OEK’ut: Për pako të tilla s’na duhet kryeministri e Qeveria, mjafton arkëtari e zyrtari i Thesarit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 16:59
Berat Rukiqi, Albin Kurti

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka quajtur “pako të panikut”, pakon për përballje me inflacionin, që prezantuan sot Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Rukiqi ka thënë se për pako të tilla, s’nevojiten as kryeministër e as Qeveri, por se do të mjaftonte një arkëtar dhe një zyrtar i Thesarit.

Sipas Rukiqit, kjo pako s’ka për synim adresimin e problemit të inflacionit, por një “paqe sociale afatshkurtë”.

Postimi i plotë:

Pako e panikut

Pako e prezantuar sot nga Kryeministri dhe Ministri i Financave, e nxitur dhe e nxituar nga presioni dhe paniku, ka per synim jo adresimin e problemit te inflacionit, por nje “paqe sociale afatshkurte”, pas menaxhimit amatoresk, me krizen energjetike dhe se fundmi me greven ne sektorin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat