Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti, që t’ua jap rrogat nëpunësve shtetëror.
“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat”, shkruan Krasniqi.
Ndaj këtij postimi ka reaguar, ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi. Ai e ka kritikuar Krasniqin për gjuhën e përdorur.
“Çfarë gjuhe asht kjo: ”Kryeministër lej pallavrat”?!!! A kështu duhet t’i drejtohet kryeministrit të shtetit një kryetar i partisë opozitare?! Shumë poshtë ka ra katundi Kosovë”, shkruan Loshi.