Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar në Facebook duke komentuar aksionin e sotëm të partisë së tij, me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Molliqaj thotë se ‘përballë një Qeverie arrogante, autoritare e gabimisht të orientuar, s'ka tjetër zgjidhje’.
Molliqaj e quan këtë veprim si aksion opozitar përballë qeverisë së krizës.
Postimi i plotë:
AKSION OPOZITAR, PËRBALLË QEVERISË SË KRIZËS
Rrethanat në të cilat po kalon Kosova, kërkojnë veprime t'fuqishme opozitare. Përballë një Qeverie arrogante, autoritare e gabimisht të orientuar, s'ka tjetër zgjidhje.
Çka mbetet tjetër, kur Qeveria i përgjigjet krizës me luftë ndaj punëtorëve?!
Çka mbetet tjetër, kur Qeveria s'i përgjigjet në kohë krizës energjetike e na lë në terr?!
Çka mbetet tjetër kur rritjes së çmimeve Qeveria i përgjigjet me masa që veç jetën e të pasurve e përmirësojnë?!
Çka të bëjmë kur problemit me Serbinë i përgjigjet me marrëveshje partikulare që shtrojnë shtratin e autonimisë së Serbisë brenda Kosovës?!
Asgjë tjetër, pos aksionit e veprimit t'fuqishëm opozitar!