Kurti flet për vizitën e kryeministres serbe: Pres që të mos jep deklarata përçarëse si Petkoviq
![](/media/botasot.info/images/2022/September/04/auto_kurti-1-11662281906.jpg)
Kryeministri Albin Kurti shpreson se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë të hënën nuk do të jep deklarata nxitëse sikurse Petar Petkovit, kryenegociatori i Beogradit për dialogun.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se pasi institucionet e vendit kanë bërë thirrje për vizitë të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për në Luginën e Preshevës, e kanë pranuar edhe kërkesën për vizitë të Bërnabiqit.
“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin.
Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”,ka thënë Kurti.