Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kanë dorëzuar sot dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë në Kuvend, te Glauk Konjufca.
Kryekuvendiar Konjufca ka thënë se, ventingu është reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit, madje do ta forcojë sistemin e drejtësisë.
Postimi në Facebook:
Sot e pata kënaqësinë t'i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën.
Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.
Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.