Analisti Xhevdet Pozhari ka ‘shpërthyer’ me kritika ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përmes një postimi në Facebbok u shpreh se pjesa dërrmuese e deputetëve janë “palu si pula të nukta”.
“Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.
E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.
Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.
Deputetë mumje”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
"Thembra e Akilit" e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.
Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.
E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.
Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.
Deputetë mumje.