Tash e disa ditë SBASHK po vazhdon grevën duke mos filluar kështu mësimi.
Reagime të mëdha në lidhje me këtë situatë po vazhdojnë edhe sot.
Së fundmi është drejtori i arsimit në Podujevë, Tafil Thaçi, i cili ka bërë apel tek prindërit t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për tu pajisur me tekstet shkollore dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu Thaçi thotë se vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë.
Njoftimi i plotë
Pershendetje te nderuar prinder.
Në mungesë të faqes së fb të shkollës, shfrytëzoj mundësinë, për këte:
Njoftim
Duke e pasur parasyshë gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë, ftojmë të gjithë prindërit, që nga data 05.09.2022 (e hënë), t'i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për tu pajisur me tekstet shkollore, ( të cilat do të ndahen në të gjitha shkollat) dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor.
Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë. Ju faleminderit pêr mirëkuptim!