Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimit të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas kësaj ministrie, çmimi maksimal për Dizel do të jetë 1.73 euro për litër.
Ndërkaq, për Benzinë çmimi maksimal për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.38 euro.
Derisa për Gas çmimi do të jetë 0.76 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për datën 4 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora publikimit.