Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media lidhur me veprimet konkrete në rastin e 11-vjeçares, por nuk ka folur as kryeprokurori e as prokurori i rastit.
Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka dhënë disa informacione, që sipas saj lidhen me veprimet konkrete të kësaj Prokurorie.
“Rasti është paraqitur më 21 qershor, derisa më 7 korrik të këtij viti, Prokurori ka dëgjuar të dëmtuarën në Prokurori. Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në Prokurori.
Pra ka marrë kohë derisa është siguruar e dëmtuara. Prokurori nuk ka pasur mundësi ta intervistojë pa prezencën e psikologes. Nuk ka pasur një raport të ekzaminimit, nuk ka pasur persona të identifikuar deri në atë kohë, që në mënyrë të dëshmive, të sigurohen dëshmi të këtyre personave.”, tha Ulaj.