Ka filluar protesta kundër dhunës ndaj vajzave, e cila është duke u zhvilluar para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së javës së kaluar e cila mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të një 11-vjeçares nga pesë persona, e ku pas disa ditësh u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të cilët u arrestuan ende tash.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj.

