Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe tek shtatorja e “Nënë Terezës” në Prishtinë, në 2 vjetorin e vdekjes së saj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se kujtimi i humanistes e motivon për të shërbyer me dashuri.
“Përulje dhe falënderim të përjetshëm për Shën Nënë Terezën, simbolin e paqes, mirësisë dhe humanizmit.
Sot, me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, bëmë homazhe para shtatores së saj në Prishtinë.
Kujtimi dhe nderimi për Shenjtoren tonë dhe veprimtarinë e saj na motivon për të shërbyer me dashuri dhe integritet për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Rama.