​Rasti i 11-vjeçares, protestuesit kërkojnë shkarkimin e “gjykatësve patriarkalë”

Aktuale

​Rasti i 11-vjeçares, protestuesit kërkojnë shkarkimin e “gjykatësve patriarkalë”

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka vazhduar protestën për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje sot edhe para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan "shkarkim të gjykatësve patriarkalë".

"Poshtë gjykata patriarkale", "Prokuroria i ka duart me gjakun e çikave", janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Protesta vjen pas rastit të një 11-vjeçarje, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht për shtatë orë radhazi nga pesë persona. Te gjithë këta, përfshirë edhe të mitur ndodhen në paraburgim prej 30 ditëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat