Kërcënimi nga Serbia për ndërrimin e targave, Sveçla i reagon Vuçiqit

Aktuale

Kërcënimi nga Serbia për ndërrimin e targave, Sveçla i reagon Vuçiqit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:03 Përditësuar në ora: 17:19 më 05.09.2022
Xhelal Sveçla

Sveçla: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara të gjithë ata që deri më 31 tetor nuk i ndërrojnë targat në “RKS”.

Sveçla në një konferencë për media tha se me targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të merren organet e shtetit dhe se me ato targa, automjetet nuk do të mund të lëvizin nëpër Kosovë.

“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.

Thellohet rasti/ Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 11-vjeçarja që u keqtrajtuar seksualisht nga 11 persona në qershor e gusht, është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një rast të dhunimit e as dy, por më shumë raste, për më shumë se një vit.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur, e pastaj për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, e që fatkeqësisht të gjithë ende nuk janë arrestuar. Pres që Policia nën direktivat e Prokurorit, të angazhohet dhe të zbulohet e vërteta. Mund të them se e mitura është dhunuar për mbi një vit.”, tha Sveçla

 

​Sveçla-Vuçiqit: Pavarësisht frikësimeve do të mbrojmë shtetasit tanë nga të gjitha aktivitetet kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar qytetarët e Kosovës qe të mos frikësohen nga kërcënimet për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS.

Ai në konferencë për media ka thënë se kanë filluar së zbatuari vendimin për regjistrimin e targave ilegale në ato të Kosovës (RKS).

"Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë e involvuar në fushatë intensive. Pardje presidenti Vuçiq përmendi këtë proces ku edhe kërcënoi qytetarët e Kosovës të cilët planfikojnë që të jenë pjesë e këtij procesi. Me ç’ rast përmendi fillimin e këtij procesi përmes identifikimit të dy rasteve, posaçërisht të veriut, ku tha se është një person i cili punon në institucione të Kosovës. Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e rreshterit Dragan Nikoliq, i cili targat e veturës së tij i kaloi në RKS, persona të paidentifikuar kanë thyer shtëpinë e tij dhe një pjese ia kanë vënë zjarrin. I themi Vuçiqit, se pavarësisht frikësimeve do të mbrojmë shtetasit tanë, nga të gjitha ato aktivitete kriminale", ka thënë ai.

Po ashtu, ka shtuar se pavarësisht tentativave për frikësim, procesi do të vazhdojë.

"Tashmë ekipet hetimore të PK-së janë duke hetuar rastin dhe duke punuar që personat e involvuar në këtë rast kriminal të vihen para drejtësisë. Unë ftoj të qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë t'i drejtohen MPB-së që të lajmërojnë çfarëdo kërcënimi", ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat