Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë.
Në këtë komunë, nga 40 institucione arsimore, mësim është mbajtur vetëm në orën e parë ka bërë të ditur drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.
“Nga 40 institucione arsimore, mësimi është mbajtur pjesërisht. Ora e parë e mësimit është mbajtur në të gjitha shkollat ku janë shpërndarë tekstet shkollore, ndërsa nga ora 09:00 një pjesë e arsimtarëve kanë hyrë në grevë. Njëjtë kanë vepruar edhe profesorët e ndërrimit të dytë”, është shprehur Fetahu.
Ndërsa, sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se greva ka vazhduar edhe në komunat e VV-së, ku në Podujevë, sipas tij, vetëm një shkollë ka mbajtur mesim, teksa ka bërë të ditur se janë të gatshëm për takim me qeverinë.