Mësimdhënësi nga Istogu, Nuradin Imeraj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Rrahman të paska ra ndërmend pas gati 25 vitesh ti "përgojosh " Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe" kur dihet se asnjëherë dhe asgjë nuk ke bërë për ta.Tani që para dy dite i përmende këta dëshmorë , si pate guximin që të mburresh me t'a kur dihet që pas rënjës së tyre edhe Serbia u dashtë të gjunjëzohet, themelet e shkollave tona u betonuan me gjakun e tyre dhe shkollat u hapen, fëmijët tonë u rikthyen në bankat shkollore”, ka shkruar Imeraj, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
I NDERUARI RRAHMAN JASHARAJ
NUK KE TË DREJTË, KUR TASH PAS GATI 25 VITESH TI LAKOSH TRE DËSHMORËTE SHKOLLËS SHQIPE, SIDOMOS KUR THUA SE TI RRJEDH NGA FAMILJA E TYRE.
REAGIM:
Rrahman të paska ra ndërmend pas gati 25 vitesh ti "përgojosh " Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe" kur dihet se asnjëherë dhe asgjë nuk ke bërë për ta.
Pyetje:
Sa herë ke qenë në homazhe në Uçë, kur thu se jam nga Uça?
Sa herë e ke vizituar shkollën e Uçës që e mbanë emrin e tyre?
Sa herë i ke vizituar familjarët e tyre së paku si kusherinj që i ke, se familjar nuk i ke.
Sa herë ju ke bërë mirënjohje për sakrificën sublime të tyre deri në vetmohim.
Pyetje:
A e din pse kanë rënë këta tre burra më 31 janar 1992?
Para rënjës së tyre ku mbahej mësimi?
Tani që para dy dite i përmende këta dëshmorë , si pate guximin që të mburresh me t'a kur dihet që pas rënjës së tyre edhe Serbia u dashtë të gjunjëzohet ,themelet e shkollave tona u betonuan me gjakun e tyre dhe shkollat u hapen ,fëmijët tonë u rikthyen në bankat shkollore.
RRAHMAN ATA RANË PËR NXËNËSIT TONË,ATA RANË QË FËMIJËT TONË TË GËZOJNË TË DREHTËN PËR SHKOLLIM SHQIP, ATA RANË QË DYERT E SHKOLLAVE MOS TË MBYLLEN ASNJËHERË E NE SOT ME URDHËRIN TUAJ UA MBYLLIM ARDHMERINË FËMIJËVE TONĒ.
I nderuari Rrahman, unë edhepse jam familjar direkt i dëshmorit Bajram Hoxhaj dhe kusheri i afërt i Hasan Hysenaj e Mujarrem Hysenaj, nuk i përsonalizoj asnjëherë sepse ata janë TRE DËSHMORËT E SHKOLLËS SHQIPE, andaj mos i lëndo, ata nuk ranë për idetë dhe ngjyrosjet politike që tani në Kosovën tonë janë në formë.