Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e Bërnabiqit në Kosovë dhe vizitën e Bislimit dhe Nagavcit në Preshevë.
Ai përmes një postim në Facebook këtë e ka cilësuar si një reciprocitet në vizita.
Haziri kritikoi Bislimin për mostakimin me Arifin.
“Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit”, deklaroi Haziri, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare.
Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit!
Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!