Muja: Qeveritë paraprake i thonin Jasharajt hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

Aktuale

Muja: Qeveritë paraprake i thonin Jasharajt hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 23:40
Deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, në emisionin “DPT te Fidani”, i ka vazhduar akuzat ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit me qëllim që t’i sigurojnë votat e tyre.

“Më herët është bërë një rritje lineare e pagesës, pa marrë parasysh a je kon mësues i mirë a ma pak i mirë, ti e ke përfitu një rritje pagës sepse këto janë bërë në cikle zgjedhore.

Çdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat