Tahiri: Kurti çdo ditë po sharron – ka probleme serioze me menaxhimin e shtetit

Aktuale

Tahiri: Kurti çdo ditë po sharron – ka probleme serioze me menaxhimin e shtetit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 00:38
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dita e ditës është duke sharruar.

I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se kabineti qeveritar i Kurtit është kabineti më joefektiv deri më tani.

“Kurti është ditë për ditë duke sharruar. E patë sot se çfarë komunikimi pati të pasaktë dhe në stres”.

“Ai ka problem serioz me menaxhimin e shtetit. Kabineti i tij qeveritar është kabineti më joefektiv. Kjo qeveri ka shpenzuar vetëm 11 për qind të investimeve kapitale”.

“Shkencëtari politik Francis Fukuyama thotë se në vendet në zhvillim si Kosova, investitori kryesor është shteti. Ndërsa në qeverinë Kurti 720 milionë euro janë të pashpenzuara”.

“Është dashur të jetë ndryshe. Është dashur paga minimale të bëhet 350 euro, të kalojë ligji për paga, të subvencionohen të gjitha investimet kapitale që nuk po mund të zbatohen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat