Qytetari që Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në Polici ia tregon vendin ku është

Aktuale

Qytetari që Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në Polici ia tregon vendin ku është

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 08:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në Polici, Korab Blakajn – një qytetar i cili shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyre për t’i treguar ngjarjen e tentim dhunimit të vajzës së tij 14 vjeçare.

E sot në mëngjese, qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.

“Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës,mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat