Kurti dhe Sveçla marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar për nder të 23-vjetorit të themelimit të Policisë

Aktuale

Kurti dhe Sveçla marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar për nder të 23-vjetorit të themelimit të Policisë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:25
Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti

Policia e Kosovës sot mbush 23 vjet nga themelimi i saj.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës për nder të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka organizuar ceremoninë zyrtare ku po marrin pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, komandanti i FSK-së, Bekim Jashari, si dhe personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë.

Image
Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat