Ndahen medalje për policët dhe për qytetarët që kanë bashkëpunuar me policinë

Aktuale

Ndahen medalje për policët dhe për qytetarët që kanë bashkëpunuar me policinë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:04
Policia e Kosovës

Sot janë bërë 23 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës, me ç’rast është mbajtur edhe një ceremoni, ku ishin të pranishëm krerët e shtetit.

Ceremonia u udhëhoq nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili bëri të ditur se me rastin e këtij përvjetori janë ndarë medalje për zyrtarë policor që janë treguar të zellshëm në punë.

Mirëpo, pos zyrtarëve policorë, medalje u janë ndarë edhe qytetarëve të cilën kanë bashkëpunuar me policinë.

Kelani bëri të ditur se medaljet për policët do të ndahen përmes drejtorive rajonale, ku ata shërbejnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat