Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke.
Sipas ZKM-së, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme ai do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet Zyrës së Kryeministrit/
Vizita e tij pason takimet që i zhvilloi në Luginën e Preshevës, të hënën bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.