Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka propozuar themelimin e Policisë së Kryeqytetit që të ketë siguri për Prishtinën.
Haradinaj ka shkruar në Facebook me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ka thënë se Prishtina me policinë e saj do të kishte në kontroll dhe organizim të mirë të jetës në kryeqytet.
“Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.
Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës! Lavdi të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai.