​Mehaj e Lambrecht diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Aktuale

​Mehaj e Lambrecht diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:11
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj u takua sot me homologen e tij Christine Lambrecht.

Ata biseduan mbi për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Ndërsa, ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK-ja për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat