Ministrja e njoftoi atë për hapat drejtë rrugës evropiane për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Bisedë në këtë takim u bë rreth mundësitë së bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës me theks të veçantë në sektorin e ofrimit të shërbimeve për kategorinë e personave të moshuar.
Konfederata e Zvicrës, radhitet e dyta për nga investimet në Republikën e Kosovës.
Siç bëhet e ditur nga MPJD-ja, në takim po ashtu është biseduar edhe shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë.
Sipas MPJD-së bashkëpunimi ekonomik me Konfederatën e Zvicrës ka rëndësi për Republikën e Kosovës ngase në këtë shtet jeton një pjesë e mërgatës së Kosovës.
Ministrja e njoftoi ish-presidenten Calmy-Rey për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Bashkë me ministren në këtë takim ishin edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Jeta Statovci njëherësh kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër.