Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Ja çfarë kërkoi Serbia nga Borelli dhe Lajçaku – vjen thirrja për Kosovën!

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Ja çfarë kërkoi Serbia nga Borelli dhe Lajçaku – vjen thirrja për Kosovën!

Nga: A.M. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 20:07
Foto nga takimi në Bruksel

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht t’i përfshij çështjen e të pagjeturëve dhe çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës në bisedimet me Serbinë.

Maralusha tha se Serbia insiston në vazhdimësi që këto dy pika të mos jenë në tavolinën e bisedimeve, madje ai tha se një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe prej Lajçakut dhe Borellit.

“Prandaj, Kosova duhet të këmbëngul që këto dy pika të jenë në rend të ditës në Bruksel.

“S’ka bisedime me Serbinë në qoftë se këto dy pika hiqen prej bisedimve. Jam më se i sigurt që Serbia do të pranojë””, shkroi Maralusha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Çështja e të pagjeturëve dhe e femrave të dhunuar gjatë gjenocidit të fundit serb në Kosovë, duhet të vihet sërish në rendin e ditës së bisedimeve me Serbinë, që prap do të vazhdojnë në Bruksel me palën serbe.

Serbia është duke bërë qmos që kjo pyetje të mos jetë një ndër pikat e bisedimeve. Serbia zyrtarisht kërkoi prej Lajçakut dhe Borellit që këto dy pika të mos hapen gjatë bisedimeve.

Prandaj, Kosova duhet të këmbëngul që këto dy pika të jenë në rend të ditës në Bruksel.

“S’ka bisedime me Serbinë në qoftë se këto dy pika hiqen prej bisedimve. Jam më se i sigurt që Serbia do të pranojë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat