Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në RTK Prime flet për shumë çështje që preokupojnë shoqërinë tonë, me theks të shtuar raportin e institucioneve shtetërore me fenë, për arsimin dhe grevën, për dialogun Kosovë-Serbi, për Ballkanin e Hapur, për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe një sërë çështjesh tjera me interes.
Lidhur me Ballkanin e Hapur në raport me ndërkombëtarët na intereson në një pikë, Ballkani gjithëpërfshirës, që liderët e rajonit nuk e thonë, në të kundërt nuk vlen, ka problem.
Duke kritikuar Ramën dhje Vuçiq për qasjen e tyre, akademik Kraja thekson se Ballkan i Hapur duhet të jetë me parime të barazisë.
Kosova refuzon këtë projekt, sepse nuk është në pozicion të barabartë
Ai tha se Kosova është kafshatë e madhe për ta përtypur, edhe nga Vuçiqi edhe nga Rama, sepse ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë tradhtarë kjo çështje.
“Nëse Rama mendon të bëjë një urë duke anashkaluar Kosovën, historia do ta gjykojë për këtë”, deklaroi Kraja.
Me qëndrimet e tij, Kraja tha se Rama po tradhton.
Ai riktheu në vëmendje edhe historinë kur marrëdhëniet e Shqipërisë ishin të ngushta me ish Jugosllavinë (Serbinë), por që kanë dështuar e gati kanë përfunduar në tradhti.
Kraja: Abazoviq objekt manipulimi nga blloku proserb
Akademik Kraja për zhvillimet në Mal të Zi, vlerësoi se duhet pasur kujdes, sidomos mediet kosovare.
Abazoviq bëri një qeveri proserbe, pastaj si kryeministër përsëri bëri qeveri proserbe, duke marrë përsipër vetë.
Tutje kryeakademiku sqaroi se Abazoviq është objekt i manipulimi nga të dyja blloqet. Më dhimbshme, sipas tij, është për ne që ai u manipuluar dy herë, nga blloku proverb.
Tani sërish është duke bërë një qeveri proserbe që është në proces. Abazoviq ka probleme edhe me malin e Zi, sepse marrëveshja e tij me Kishën Ortodokse Serbe cenon Malin e Zi.
“Kisha Autoqefale e Malit të Zi është në proces, që e bllokon kisha Ortodokse Serbe”, deklaroi Kraja.
Teksa sqaroi anën historike të çështjes së kishës në Mal të Zi, Kraja shtoi se kjo është çështje fetare, politike e historike.Kraja: Asociacion që nuk prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës
Akademik Kraja sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin BE-së, vlerësoi se vetë Brukseli ka pasur qasje jo të drejtë ndaj kësaj çështjeje.
Sa i përket emërimet e këshilltarëve të Macron dhe Sholz për ta mbështetur dialogun Kosovë Serbi, kryeakademiku Kraja theksoi se kjo është bërë për ta fuqizuar rolin e Lajçakut në dialog.
Më tej akademik Kraja foli për marrëveshjet e arrira në Bruksel, në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë.
“Nuk po bëhen kapituj të rinj. Në fakt si duhet hapur kapituj të rinj kur ende nuk janë kryer marrëveshjet e arrira më herët”, theksoi akademik Kraja.
Ndërkaq lidhur me asociacionin, akademik Kraja shtoi se kjo është një çështje që është lënë hapur që nga marrëveshja e Vjenës që është përfshirë në Pakon e Ahtisaarit.
“Asociacioni duhet të ketë një gjë, që nuk duhet prishë rendin kushtetues dhe kjo nënkupton që qeveria e Kosovës duhet të hapë një dialog me serbët lokalë, një asociacion që avancon të drejtat e minoritetit serb e që nuk prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, sqaroi ndër të tjera akademik Kraja.
Kraja për grevën në arsim: Prapa saj qëndron opozita
Lidhur me grevën në shkolla dhe jo vetëm, kryeakademiku Kraja vlerësoi se është me motiv politik
“Mendoj që greva është politike, ekskluzivisht është politike”, theksoi akademik Kraja në RTK Prime
Më tej ai theksoi se liderët politikë është mirë të tregojnë se si po mendojnë të përfitojnë prej kësaj situate.
“Nëse opozita do që ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjnë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët”, deklaroi ai.
“Kosova në të kaluarën ka përdorur arsimin, por për çështje madhore, për liri”, theksoi mes tjerash kryeakademiku Kraja.
Kraja përmend takimet e kryetari i Këshillit Grevist me partiteë opozitare, të cilat e mbështesin.Kraja: Akademia është kritikuar për të krijuar opinion mbi të
Kryetari i ASHAK-ut foli për këtë institucion të lartë shkencor e kulturor, duke vlerësuar sit ë përgjegjshëm karshi rrethanave në të cilat ndodhet jo vetëm ky institucion, por edhe vetë shoqëria, shteti dhe institucionet e saj.
Sa i përket kritikave kundrejt Akademisë, Kraja u shpreh se nganjëherë kanë arsyeshmërinë, duke pasur argumentin brenda saj, që i vlerësoj si qëllimmira, porse ka edhe kritika që nuk kanë fare argument.
“Akademia ka individ dhe individualitete”, tha kryetari i ASHAK-ut Mehmet Kraja.
Më tej ai sqaroi se kritikat kundrejt akademisë vijnë nga persona që kanë konkurruar të bëhen anëtar të Akademisë por nuk janë bërë, që janë goxha shumë, sepse në këtë institucion konkurrojnë thuajse çdo katër vjet për t’u bërë anëtar i këtij institucioni, si dhe grupi tjetër ka të bëjë me OJQ-të, që kanë kritikuar punën e aktivitetin tonë, sipas tij, kritikë e financuar që nuk do të duhej ndodhte, me qëllimin e vetëm të krijojë opinion mbi Akademinë.