Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj me të cilin, ka diskutuar dhe vlerësuar indikatorët kundër korrupsionit dhe, fillimin e hartimit të strategjisë nga Zyra e Kryeministrit kundër korrupcionit.
Kryeministri Kurti dhe Buleshkaj, diskutuan rëndësinë e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, si dhe rëndësinë që ka për vendin lufta e institucioneve kundër korrupcionit.
Në takim, po ashtu u theksua obligimi i agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit. Ky veprim, do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit.
Kurti gjatë takimit, e potencoi edhe nisjen e hartimit të strategjisë kundër korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe e vlerësoi bashkëpunimin e AAK-së në këtë drejtim.