Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë nderuar heroin Enver Zymberi në vendin e rënies, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.
Kjo vizitë u bë me rastin e 23 vjetorit të themelimit Policisë së Kosovës.
Pas vendosjes së luleve në vendin e rënies së Enver Zymberit, Kurti e Sveçka kanë vizituar edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë i Kryeministrit në Facebook:
Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderuam kujtimin e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të rënë në krye të detyrës, heroin Enver Zymberi.
Bashkë me Ministrin Sveçla vendosëm lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.
Vizituam edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.