Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e quajtur të paaftë.
Duke folur për kërkesat e grevistëve në Kosovë, Selmanaj ka thënë se karshi kërkesave të tyre kemi një qeveri që as nuk ka vullnetin të ballafaqohet me to.
"Kjo qeveri me gjasë nuk i ka as dijen e kurajon që të merret me problemet e fundit. Secila kërkesë e secilit grup shoqëror në Kosovë duhet të merret me seriozitet dhe kujdes maksimal. Nuk je në qeveri për t'i shërbyer vetes, por popullit", ka deklaruar Selmanaj.
Sipas tij, kjo qeveri po dëshmohet çdo ditë se është e paaftë për të qeverisur me vendin.
Selmanaj ka kritikuar edhe diskursin e qeverisë karshi sindikatave.
"Po ky Rrahman Jasharaj ka qenë kryetar i SBASHK-ut edhe atëherë kur Kurti i jepte të drejtë në kërkesat e tij para disa vitesh, Kurti nuk ka të drejtë që kur të jetë në opozitë t'i japë të drejtë gjithëve, e kur është në pushtet të thotë se këta janë të instrumentalizuar", ka shtuar tutje Selmanaj.