Demhasaj: Pa përfshirjen e SHBA-së në dialog nuk do të ketë marrëveshje

Aktuale

Demhasaj: Pa përfshirjen e SHBA-së në dialog nuk do të ketë marrëveshje

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 06:40
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj, ka thënë se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë marrëveshje pa përfshirjen e ShBA-së.

Ai ka thënë se SHBA e ka përkrahur që nga fillimi dialogun, por që nuk kanë qenë të kyqur direkt.

Demhasaj tha se me përfshirjen e SHBA-së në dialog ka tendencë për përfshirje nga Franca e Gjermania, duke folur për emërimin e dy emisarëve për dialog nga këto dy shtete evropiane.

Sa më shumë përfshirje të SHBA-së në dialog, ka një tendencë të Francës dhe Gjermanisë për përfshirje më të madhe. Nëse ShBA nuk është e inolvuar direkt në procesin e dialogut as nuk mund të ketë marrëveshje. Ne duhet të kemi vëmendje kah Ëashingtoni dhe për çdo gjë atje ta marrim bekimin”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat