Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është duke punuar për të rrëzuar Qeverinë Kurti.
Sipas tij, po të ishte angazhuar për rrëzimin e Kurtit, ndoshta edhe do të mund të rrëzohej.
“Besoni unë s’jam tu punu me rrëzu Kurtin, nëse do të kisha punu edhe e kishim rrëzu tani. Jam t’u i dhanë përparësi të madhe përmbylljes së një agjende të aleatëve tanë të sigurisë. Njëherë për njëherë është mirë me kry marrëveshjen”, ka deklaruar Haradinaj
Mirëpo, prof. dr. Binak Maxharraj mendon se Haradinaj nuk ka shancë me rrëzu Albin Kurtin.
“Ti nuk ke shancë me e rrëzu Kurtin, anipse muskujt i ke zhvillu duke u ngjitë nëpër shkëmbijë.
Kurtin mundesh me e rrëzu vetem më ndonjë hu pas kreje.. e ai rrëzohet”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.