Ish-deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të dialogut me sindikatat e arsimit në kohën kur në vend shumë institucione tëa arsimit janë duke mbajtur greva.
Ai ka thënë se shefi i Qeverisë, vazhdimisht po insiston të ngulë këmbë në idetë e tij, dhe të mos i merr parasyshë idetë e të tjerëve.
“Jemi dëshmitarë të një degradimi të vazhdueshëm të qeverisjes e shtetit, ku ka kulmuar me arrogancën e pashembulltë të një kryeministri të një qeverie në luftë kundër sindikatave. Në vend që të hapë dialogun në korrik dhe shtatori të pritej me një marrëveshje mes dy palëve, Kurti ka zgjedhur ta bëjë atë që di të bëjë më së mirti , të ngulë këmbë në të tijën dhe të mos merr parasysh kërkesat e të tjerëve”, tha Sherifi.
Sherifi madje tha se kryeministri është duke derdhur “lot krokodili” duke thënë se nga këto greva janë duke humbur vetëm nxënësit.
“Kurti ka dëshmuar se më shumë dhe mbi të gjitha ka rëndësi ego e tij, sesa kërkesat e nxënësve, mësimdhënësve. Përderisa, manipulon në vazhdimësi duke derdh lot krokodili se fëmijët po humbin orë të mësimit”, ka shtuar ai