Tomë Gashi: Një 81 vjeҫar u arrestua kinse për kanosje të Rrahman Jasharit, ky ishte “mëkati” i vetëm i këtij personi

Aktuale

Tomë Gashi: Një 81 vjeҫar u arrestua kinse për kanosje të Rrahman Jasharit, ky ishte “mëkati” i vetëm i këtij personi

Nga: H.O. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook ka bërë të ditur është avokati ligjor i qytetarit Musli Rexhepi, i cili aktualisht është i ndaluar për kanosje të kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jashari.

Gashi shkruan se, arrestimi i tij ka qenë i panevojshëm dhe i paqëndrueshëm, ndërsa mëkati i tij i vetëm ka qenë se ka kërkar të vazhdon mësimi për nxënsa dhe për mbesën e tij.

Postimi i plotë:

Ne mbrojtje te zotni Musli Rexhepi i ndaluar nga Prokurori i Prokurorise Thelelore ne Prishtine Blerim Igrishta kines per kanosje te kryetarit te SHBASHK- ut  Rrahman Jashari

Arrestimi i zotni Rexhepit i moshes mbi 81 vjeqare ka qene krejtesisht i panevojshem dhe juridikisht i paqendrueshem.

Ne presim qe aj sa ma shpejt te lirohet ngase rasti eshte  i inskenuar dhe me mire se une si avokat i tije flasim inqizimet e kamerave te shume mediave qe kan qen prezent.

“Mekati” i zotni Rexhepit ishte se kerkoj te vazhdon mesimi per nxenesa dhe per mbesen e tij.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat