Peci konfirmon largimin e Kica-Xhelilit, ka një porosi për të

Aktuale

Peci konfirmon largimin e Kica-Xhelilit, ka një porosi për të

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 12:58
Ministri i Bujqësisë, Faton Pec themeluesja e Listës Guxo, Vjosa Osmani dhe kryetarja në detyrë, Donika Gërvalla

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me një reagim e ka thumbuar deputeten Doarsa Kica-Xhelilin, duke konfirmuar kështu edhe largimin e saj nga Lista Guxo.

Peci tha se kush synon tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohen “erës së përfunduar në politikë”.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci.

Ai këtë postim e ka shoqëruar me themeluesen e Listës Guxo, Vjosa Osmani dhe tash kryetaren në detyrë të kësaj partie, Donika Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat