Largimi i deputetes Kica-Xhelili nga “GUXO”, vjen reagimi nga kabineti i Konjufcës

Aktuale

Largimi i deputetes Kica-Xhelili nga “GUXO”, vjen reagimi nga kabineti i Konjufcës

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:05
Glauk Konjufca

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas largimit të deputetets Doarsa Kica-Xhelili.

Ai ka pasur  një reagim të shkurtër “flm Merrjep”, ka shkruar Kërçeli duke aluduar në pazare të deputetes Kica-Xhelili.

Deputetja, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në LDK dhe pritet që zyrtarizmi të bëhet ditëve në vijim.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me një reagim e ka thumbuar deputeten Doarsa Kica-Xhelilin, duke konfirmuar kështu edhe largimin e saj nga Lista Guxo.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat