Xhevdet Pozhari për sulmet ndaj Doarsa Kicës: Osmani është bërë presidente me votë të kontrabanduar

Aktuale

Xhevdet Pozhari për sulmet ndaj Doarsa Kicës: Osmani është bërë presidente me votë të kontrabanduar

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:17
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se Daorsa Kica-Xhelili është një prej depueteve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës, derisa ka shtuar se nuk duhet sulmuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që e sulmojnë për “kontrabandim të vullnetit qytetar”, nuk duhet të harrojnë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente me votë të “kontrabanduar” të një deputetes së PDK-së, duke iu referuar deputetes Adelina Grainca, e cila më pas kaloi në VV.

“Nuk kanë thënë kot se çfarë mbjell, do të korrësh!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Daorsa Kica-Xhelili është një prej depueteve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës. Ata që e sulmojnë për "kontrabandim të vullnetit qytetar", mos të harrojnë se në një të kaluar jo shumë të largët edhe Vjosa Osmani u pat zgjedhur presidente me votë të "kontrabanduar" të një depuetetes së PDK-së. Emri nuk po më kujtohet sepse më kurrë nuk kam dëgju për të!

Nuk kanë thënë kot se çfarë mbjell, do të korrësh!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat