Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, është takuar me nënkryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës, Xhavit Halitin.
Fillimisht ata janë takuar me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në takim deputetët nga Lituania janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.