Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Fillimisht Pahor është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai paraprakisht vizitoi Serbinë nga ku kërkoi nga Kosova që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kishte ardhur në Kosovë dy herë gjatë vitit të shkuar – më 13 maj dhe 29 nëntor.