Ish deputeti Gani Geci ka reaguar pas kalimit të deputetes së “Lista Guxo”, Doarsa Kica-
Xhelili në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Geci ka thënë se LDK do të rikthehet fuqishëm, duke theksuar se e majta është e njëjtë si në PDK ashtu edhe në LVV.
Postimi i plotë:
LDK do të kthehet fuqishëm!
S’ka më, unë jam në LDK, por loboj për partitë e majta!
Ideologjikisht e majta është e njejtë, është si me lobu për PDK ose me lobu për LVV, krejt njëjtë është.
Prandaj s’ka më une jam me LDK por votoj dhe loboj për të majtën që e ka emrin LVV.