Shefja e misionit UNMIK Caroline Ziadeh u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin ka diskutuar mbi procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal..
Ziadeh lavdëroi dhe inkurajoi pjesëmarrjen konstruktive të Shqipërisë në dialogun rajonal për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Shefja e UNMIK-ut ritheksoi se Prishtina dhe Beogradi duhet t'i trajtojnë çështjet e pazgjidhura në mirëbesim në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfituar nga angazhimi dhe të arriturat e fituara me vështirësi gjatë 11 vjetëve të fundit.
Ajo gjithashtu ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për popullin e Kosovës, duke u fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndëretnike në të gjitha nivelet.