Kryesia e PDK-së cakton Isak Shabanin kryetar të degës në Podujevë

Aktuale

Kryesia e PDK-së cakton Isak Shabanin kryetar të degës në Podujevë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 20:21
Kryesia e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për krizën e rëndë ekonomike, atë energjetike si dhe për grevat e sindikalistëve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka i ka braktisur qytetarët dhe ka stagnuar në të gjitha fushat.

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, sot, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësin e përkohshme në degën e PDK-së në Podujevë, me kryetar Isak Shabani.

Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të degës në Podujevë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së degës në të gjitha nivelet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat