Kadaj-Bujupi ka një këshillë çfarë të bëjë sonte deputetja Doarsa Kica-Xhelili

Aktuale

Kadaj-Bujupi ka një këshillë çfarë të bëjë sonte deputetja Doarsa Kica-Xhelili

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:07
Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi i ka dhënë një këshill deputetes Doarsa Kica Xhelili pas aderimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Pressing’ përmendi rastin e saj të aderimit në një parti tjetër, e për këtë veprim ajo tha se nuk e ka hapur Facebook’un për 2 javë për shkak të komenteve që ju bëheshin nga militantët e partisë.

Kadaj-Bujupi i tha Kica-Xhelilit që t’i mbyll rrjetet sociale në këtë kohë, pasi do të marrë fyerje nga militantët e partisë.

“Personalisht e kam pas rastin. Edhe nuk e kam qel facebook’un dy javë. Lincohet në rrjetet sociale.

I kisha thanë msheli rrjetet sociale se nuk ia vlen. Rrjetet sociale janë bërë nifar hjapësire për të shfrenuarit që kanë frustrime të ndryshme e zakonisht në raport me gratë ato shfrenime i bojnë tu fy, që në momente të caktume me vike keq prej fëmijëve të mij se cka lexojshin”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat