Kosova dënon sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë

Aktuale

Kosova dënon sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:50
Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur, këtë të mërkurë, se sulmi kibernetik ndaj institucioneve shqiptare ka ardhur nga Irani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar ashpër sulmin siç e quajti ajo, keqdashës kibertnetik të Iranit, ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë.

Ajo thotë se i qëndron pranë homologut të saj shqiptar, Bajram Begajt, si dhe gjithë qeverisë shqiptare, ndërsa i bën thirrje Iranit të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë.

”Ne dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne qëndrojmë me Presidentin @BajramBegajAL dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, shkruan ndër tjera Osmani në twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat