Fushata ‘Dinjitet për pensionerët’, Xhevdet Pozhari e nis me 2 kërkesa

Aktuale

Fushata ‘Dinjitet për pensionerët’, Xhevdet Pozhari e nis me 2 kërkesa

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:05
Xhevdet Pozhari dhe Albulena Haxhiu

Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për pensionerët”, ku edhe ka paraqitur dy kërkesa.

Pozhari si zë i kësaj kategorie, ka bërë të ditura dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës.

1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që pensionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

Ai tutje ka thënë se qëllimi i kësaj fushate është gritja e zërit për ata që nuk kanë mundësi që ta bëjnë vet.

Postimi i plotë:

Ministrja Albulena Haxhiu më dha përkrahjen e saj në fushatën “Dinjitet për pensionerët”.
Kërkesat janë:
1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.
Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është që të ngrisim zërin për ata që nuk kanë mundësi vet ta bëjnë një gjë të tillë, qoftë shkaku i pamundësisë organizative, apo edhe shkaku i kushteve shëndetësore.
Është e mirëseardhur ndihma e secilit prej jush që dëshironi të kontribuoni për të ndihmuar prindërit, gjyshërit tanë.
Mjafton të bëheni pjesë e fushatës #dinjitetperpenzioneret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat