Rrahman Jasharajt i vijnë në mbështetje sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Aktuale

Rrahman Jasharajt i vijnë në mbështetje sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 07:12
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), do të mbajë një konferencë për media, të enjten nga ora 11:00.

Tema do të ketë ecuria e grevës në arsim, që ka nisur më 25 gusht.

Por kësaj radhe prezent do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

Në anën tjetër, të mërkurëm, Komuna Podujevës iu ka bërë thirrjeve mesimdhënësvëe që të nisin punën, si dhe prindrëve i është kërkuar që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Por sindikata insiston që greva do të vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave.

Kërkesë është shtesa 100 euro për ta përballuar inflacionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat