Avokati i Thaçit, Kehoe: Prokuroria nuk e ka idenë se cilët dëshmitarë do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve derisa po diskutohet për listën e dëshmitareve të Zyrës së Prokurorit të specializuar (ZPS), avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se prokuroria nuk është në gjendje t’i tregojë turpit gjykues dhe mbrojtjes se cilët janë dëshmitarët që do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit. Kjo sipas tij është e paimagjinueshme. Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e prokurorisë se ka dëshmitarë që kanë frikë të japin dëshmi në këtë rast, çka sipas tij kjo nuk është e vërtetë.
Për avokatin Kehoe është e papranueshme që një çështje të trajtohet me vite të tëra dhe ende prokuroria të mos e ketë idenë se cilët janë dëshmitarët e parë që do t’i thërras.
“Fakti që prokuroria nuk e ka idenë ose nuk mund t’i tregojë trupit gjykues, mbrojtjes se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë, nuk e kanë idenë farë se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë është e paimagjinueshme. Të paktën do të mirëprisja pranimin e tyre se ata po gjykojnë UÇK-në në paragrafin 33 të këtij dokumenti ZPS thotë që UÇK ka funksionuar si aktor sekreti shtetëror dhe ne fakt sjellje e tyre është në këtë linjë dhe është e qartë se në gjykim është UÇK. Ajo që është shqetësuese në këtë dokument, pavarësisht nga çka ka ndodhur deri tani, pavarësisht parashtrimeve që kemi bërë për lirim të përkohshëm, të klientëve tanë, klientët tanë kanë që në nëntor të 2020 që janë ndaluar dhe pavarësisht kësaj prokuroria thotë që shumë dëshmitarë domethënës për këtë çështje kanë frikë të japin dëshmi. Duhet të shtohet edhe kjo, dua të di nëse ka ndonjë gjë në këtë dokument që mbështet këto pretendime që ta shpifin që dëshmitarët kanë frikë të flasin dhe të japin dëshmi në këtë gjykatë”, ka thënë ai.
Derisa po diskutohet për listën e dëshmitarëve të ZPS, nga kjo zyrë është thënë se hollësi për këtë do të japin sipas tyre në kohën e duhur kur çështja të jetë gati për dorëzim patra trupit gjykues.
Prokuroria ka thënë se mënyra si e bën menaxhimin e listës së dëshmitarëve është punë e tyre dhe mbetet brenda prokurorisë.
E sipas avokatit Kehoe kjo është deklaratë alarmuese.
“Mendoj që kjo është një deklaratë alarmuese dhe në fakt ka dëshmitarë në këtë listë të dëshmitarëve që nuk e kanë fare idenë që janë pjesë e listës të dëshmitarëve. Mund t’ju them me siguri që asnjë prej dëshmitarëve me të cilët ne folëm nuk e kishin fare idenë që ishin në listë të dëshmitarëve që do të thirren për të dhënë dëshmi. Këtu është situata në të cilën jemi sa i takon komunikimit të prokurorisë me dëshmitarët”, ka thënë Kehoe.
Tutje ai ka thënë se ka dëshmitarë që janë hequr nga lista, ndërsa numri i tyre vazhdon të jetë i njëjtë në mënyrë kronologjike.
Për këtë ai ka thënë se prokurorisë i duhet kërkuar llogari.
Emmerson: Veseli kërkoi që secili të bashkëpunoi me Specialen, UÇK ishte lëvizje popullore kundër gjenocidit
Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka bërë sot paraqitjen e tij të radhës në mbrojtje ndaj klientit të tij, duke iu paraqitur para të pranishmëve, qëndrimin e prerë të tyre.
Emmerson ka deklaruar se një prej temave që del në pah në parashtrimet e prokurorisë është ajo se për arsye të të qenit besnik ndaj të akuzuarve, pretendohet se nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve.
Sipas tij kjo do të thotë që duhet të ketë shumë prej tyre që janë shumë të besueshëm, e nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.
Mbrojtja e Veselit i kujtoi Gjykatës Speciale se klienti i tij, qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me këtë institucion.
”Zotri [Kadri] Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë që ‘të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara, se askush nuk duhet të mendojë se mosbashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit‘. Ai më tej ka kërkuar specifikisht të theksojë këtë pjesë të deklarates që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij, dhe në seancën e parë. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, u shpreh Emmerson.
Ai po ashtu kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.
”UÇK ishte një lëvizje e njerëzve, një përpjekje për të mbrojtur popullësinë civile, për të mbrojtur nga aktet çnjerëzore nga forcat serbe”, theksoi mes tjerash ai.
Mbrojtja e Selimit: Prokuroria të jap një listë të dëshmitarëve që synon t’i intervistojë tre muajt e parë
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë po diskutohet lidhur me listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë të ditur se mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar nga ZPS që t’i jap mbrojtjes listën me 32 dëshmitarë të cilët synon t’i thërras. Ndërsa mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar që gjykatësi të urdhërojë prokurorinë të jap një listë provizore të dëshmitarëve që synon t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit.
Gjykatësi procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka bërë të ditur se ZPS ka paraqitur 196 dëshmitarë sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë që do të japin dëshmitë e tyre tërësisht me shkrim.
Guillou: ZPS ka propozuar 709 orë në çështjen e saj
“Më 2 shtator ZPS parashtroi listën e shikuar të dëshmitarëve, ZPS ka propozuar gjithsej 709 orë në çështjen e saj, ndërkohë tani kemi 196 dëshmitarë të propozuar sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë të propozuar që do të japin dëshminë e tyre tërësisht me shkrim. Vërej që mbrojtja e Veselit rithekson kërkesën për ZPS-në që ajo të jap për mbrojtjen së pari listën me 32 dëshmitarë që ajo synon të thërras sa i takon çështjes dhe gjithashtu të thotë se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të dëshmitarëve. Po ashtu mbrojtja e Selimit kërkon që unë të urdhërojë që ZPS të jap një listë provizore të dëshmitarëve pa cenuar ndryshime të tjera sa i takon tre muajve të parë të gjykimit”, ka thënë gjykatësi.
Sipas mbrojtjes së Selimit është e rëndësishme të jepen sqarime për grupet e dëshmitarëve që do të merren në pyetje së pari.
Ndërsa në konferencën e fundit ZPS kishte deklaruar se nuk është në gjendje të jap informacione për këtë çështje në këtë fazë.
Konferenca po vazhdon me diskutimin për dëshmitarët ku gjykatësi po kërkon nga prokuroria të tregojë se kur mund të jap hollësi lidhur me këtë.
Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në të cilën pritet të diskutohet ndër të tjera për hetimet e mbrojtjes dhe listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuare.
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka adresuar kritika në drejtim të zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve.
Kehoe ka thënë se qëndrimi i ZPS-së sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues.
Kehoe: ZPS po vonon nxjerrjen e materialeve
“Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë paragjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së, pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, tha avokati i Thaçit.
Kjo është konferenca e 14 në këtë çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në këtë konferencë, të akuzuarit po marrin pjesë përmes videolidhjes, ndërkohë që e njëjta po vazhdon me diskutimin për nxjerrjen e materialeve.
Mbrojtja shpreh shqetësimin për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese nga Specialja
"Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t'i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim", është shprehur avokati Young.
Ka filluar seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka nisur me prezantimin e palëve.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë për janë duke e përcjellë seancën përmes video lidhjes.
Avokatët: Pierre –Richard Prosper [mbrojtës i Hashim Thaqit], Ben Emmerson [mbrojtës i Kadri Veselit], Venkatesëari Alagendra [mbrojtësja e Jakup Krasniqit] dhe David Young [mbrojtës i Rexhep Selimit] kanë shprehur shqetësimet e tyre për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.
“Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t’i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim”, është shprehur avokati Young.
Nis seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Ka filluar seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka nisur me prezantimin e palëve.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë seancën përmes video lidhjes.