Partia Guxo, e themeluar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,mbrëmë ka zgjedhur kryesinë e saj të re.
Kështu ky subjekt politik Tash e tutje do të udhëhiqet nga dy kryetar, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Guxo ka zgjedhur një formë kreative për bashkë kryesim të Partisë.
Anëtarët e partisë kanë vendosur për modelin që është përdorur në Gjermani por edhe në Skandinavi, që kryesimin e partisë ta kenë dy persona.
E gjithë këtë situatë e ka komentuar publicisti Binak Maxharraj. Ai në një postim në facebook ka shkruar se kjo Guxo solli një risi në kuvendin e saj duke zgjedhur dy kryetar.
Mirëpo, ai thotë se kjo metodë kreative e Guxo nuk duhet ta befasoj askënd, pasi edhe subjektet tjera kryesore në Kosovë udhëhiqen me nga dy kryetar, përveç AAK-së ku vetëm Ramush Haradinaj është zot shtëpie.
Postimi i plotë:
PARTIA E RE”GUXO” ME DY KRYETARË.
Por ka parti në Kosovë edhe me tre kryetarë/
Pas një aktiviteti të dendur në bazë sot u mbajt Kuvendi themelues i partisë së re “GUXO”.
Askush nga partitë ekzistuese nuk erdhi me përshëndes partinë e re në themelim.
Ndoshta nuk kanë guxuar të ballafaqohen me partin e re “GUXO”.
Por partia e re “GUXO” solli një risi në Kuvendin e saj themelues, vendosi ti këtë dy kryetarë. Kjo e befasoi shumë kënd është pasi një risi në jetën partiake dhe politike në Kosovë.
Tash e tutje Partia “GUXO” do të drejtohet nga Donika Gervalla dhe Faton Peci. Me dy kryetar “GUXO” do te jetë me fortë dhe më e guximshme.
Por, partia me dy kryetarë nuk duhet të jetë befasi e madhe në Kosovë sepse kemi parti me më shumë kryetarë. Kështu, bie fjala, PDK i ka dy kryetarë, Memli Krasniqin që e rreh kumonën, por aty është edhe Vlora Çitaku e cila në paraqitjet e saj publike ia tejkalon Memlit, kështu që krijohet përshtypja se kush është kryetar i vërtetë e kësaj partie.
Apo, të shikojmë LDK e cila pothuajse i ka tre kryetar Lumir Abdixhikun i zgjedhur më votë, por më të zëshëm se Lumiri janë edhe anëtarët e kësaj partie Isa Mustafa dhe Skender Hyseni, të cilët sipas paraqitjeve të tyre në media ia tejkalojnë dhe e lënë në hije Lumirin. Prandaj, është zor të fiksohet se kush kullet në LDK.
Ose edhe “Lista Serbe” sikur i ka dy kryetar Rakiqin dhe Radojçiqin.
I vetmi Ramush Harajdinaj është vetë zot shtëpie në partin AAK.