Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me grevën që po mbahet nga SBASHK-u.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijëve t’u pamundësohet.
“Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë”, deklaroi Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijëve t’u pamundësohet:
1. Ligji për pagat përmbush, madje edhe tejkalon secilën kërkesë që këto sindikata kanë pasur ndër vite.
2. Pakoja për përballje me Inflacionin ndihmon të gjithë sektorët.
Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë.
#mësimiduhettëfillojë