Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur sot patrullimin e rregullt në vijën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht përgjat gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. .
Në një postim në Facebook ka shkruar se kjo po ndodhë për herë të parë që nga paslufta.
E sipas tij, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
Postimi i plotë i ministri:
Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.
Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!
